LAJMET E FUNDIT

6/recent/ticker-posts

SHBA-ja miraton 30 milionë dollarë ndihmë për Fondacionin Humanitar të Gazës

 


Shtetet e Bashkuara kanë miratuar mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF), një organizatë private që ofron ndihma humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.

“Ne kemi miratuar 30 milionë dollarë fonde për Fondacionin Humanitar të Gazës (Gaza Humanitarian Foundation),” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

“Dhe u bëjmë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin gjithashtu GHF-në dhe punën e saj vendimtare.”

Megjithatë, veprimtaria e GHF-së është bërë objekt diskutimesh dhe debateve, pasi organizata mbështetet si nga SHBA-ja, ashtu edhe nga Izraeli. GHF filloi punën në maj 2025, duke hapur katër qendra shpërndarjeje ndihmash në jug dhe qendër të territoreve palestineze në Gaza.