LAJMET E FUNDIT

6/recent/ticker-posts

Arrestohet zyrtari i Komunës së Ferizajt për falsifikim të dokumentit zyrtar

 


Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast të falsifikimit të dokumenteve.

Njëri nga të dyshuarit, është zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, njoftoi Prokuroria.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin R.O.,- person zyrtar, në zyrën e gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga nenu 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, lidhur me këtë rast është ndaluar edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale F.V, në kohëzgjatje prej 48-orësh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndaj zyrtarit të arrestuar, brenda afatit ligjor, Prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.