Të tjera detaje janë zbardhur nga abuzimi seksual që ka ndodhur në Tiranë.
22-vjeçari Kevin Cungu është njohur në rrjete sociale me 15-vjeçaren të cilën e ka bindur që t’i shkonte në shtëpi ku abuzoi seksualisht me të.
Ai rezulton me precedent penal për plagosjen e Rexhep Xhekjas në 2022.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, sipas njoftimit të policisë.